Shkak është bërë ngjarja e ndodhur ditën e djeshme kur kreu i partisë “Mundësia” mori dokumentin konfidencial të kredisë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake.
Pavarësisht se e ktheu sërish dokumentin, veprimi i Shehajt u dënua nga zyrtarët socialistë dhe kryeministri Edi Rama i cili bëri thirrje që SPAK të hetojë rastin sepse marrëveshja që Shehaj mori ishte konfidenciale pavarësisht se u votua me 74 vota nga socialistët në Kuvend.




